Prezantuesi spanjoll kapet duke tradhtuar të dashurën e tij derisa ishte ‘live’

Ndryshe

Prezantuesi spanjoll kapet duke tradhtuar të dashurën e tij derisa ishte ‘live’

Më: 30 prill 2020 Në ora: 07:52
Alfonso Merlos

Një prezantues lajmesh në Spanjë u kap nga shikuesit “me sy të shqiponjës” kur ata vunë re një grua e zhveshur, për të cilën nuk besohej se ishte e dashura e tij, ylli i Big Big Brother’, duke ecur pas tij ndërsa ai ishte në një transmetim televiziv.

Sipas medieve të huaja, Alfonso Merlos, 41 vjeç, ishte duke u paraqitur në kanalin Estado de Alarma drejtpërdrejt nga shtëpia e tij, por ishte i pavëmendshëm për atë që po ndodhte pas tij.

Por shikuesit ishin të shpejtë për të vërejtur se gruaja që kaloi pas, nuk dukej si e dashura e tij dhe zbuluan se ajo në fakt ishte një gazetare, një shoqe e tij 27-vjeçare, e quajtur Aleksia Rivas.

Transmetimi nuk vlerësohet thjesht skandaloz për shkak të përfshirjes së disa personaliteteve të famshme të televizionit spanjoll, por edhe për shkak se prania e Rivas sugjeroi që dyshja kishin thyer masat e rrepta sociale të koronavirusit të Spanjës.

Incidenti çoi në akuzat për Merlos për mashtrimin ndaj të dashurës së tij, yllit të Big Brother, Marta López.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat