Xhipi bie mbi shoferin e hedhur nga dritarja, ja çfarë ndodh - Bota Sot
Xhipi bie mbi shoferin e hedhur nga dritarja, ja çfarë ndodh

Ndryshe

Xhipi bie mbi shoferin e hedhur nga dritarja, ja çfarë ndodh

Më: 10 maj 2020 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një aksident i pabesueshëm trafiku ka ndodhur në Hanahan të Charleston në shtetin e Karolinës së Jugut.

Një vozitës kishte humbur kontrollin e automjetit dhe nga shpejtësia e madhe nuk arriti të bëjë kthesën në rrugë, duke përfunduar në kopshtin e një shtëpie.

Vozitësi thjesht fluturoi nga Jeep-i derisa ky i fundit po rrokullisej në ajër.

Makina vazhdoi fluturimin edhe për sa kohë dhe ra mbi burrin e shtrirë në tokë.

Mediat lokale raportuan se shoferi i xhipit ‘fluturues’ tejkaloi kufirin e shpejtësisë, kështu që humbi kontrollin e automjetit.

Bonnie Siembieda, pronare e kopshtit, tha se vozitësi kishte shpëtuar gjallë dhe ishte transferuar në spital.

“Ju dëgjoni tingullin e frenave dhe papritmas një automjet është në mes të kopshtit tuaj”, tregon Siembieda momentet e aksidentit, pamjet e të cilit janë kapur nga një kamerë e sigurisë.

https://www.milliyet.com.tr/video/embed/?vid=6209132&resizable=1&autostart=true

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat