Ku jetojnë 6 njerëzit më të pasur në botë? - Bota Sot
Ku jetojnë 6 njerëzit më të pasur në botë?

Ndryshe

Ku jetojnë 6 njerëzit më të pasur në botë?

Më: 19 maj 2020 Në ora: 07:16
Ilustrim

E keni kontrolluar së fundmi listën e Forbes? Lista e plotë me njerëzit më të pasur në Amerikë përmban edhe emrat e këtyre gjashtë individëve.

Bill Gates ka një pasuri me vlerë neto 81 miliardë dollar dhe renditet në vend të parë prej afro 23 vitesh. Ndërkohë, miku i tij Warren Buffett ra në vendin e tretë për herë të parë në 15 vjet me një vlerë neto pasurie prej 65.5 miliardë dollarësh.

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon.com, Jeff Bezos fitoi 20 miliardë dollarë për të rritur vlerën e tij neto në 67 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në SH.B.A.

Drejtori i Përgjithshëm i Facebook Mark Zuckerberg u rendit në vendin e katërt, me një vlerë neto prej 55.5 miliardë dollarë. Sidoqoftë, themeluesi i Oracle Larry Ellison u ul në vendin e pestë për herë të parë që nga viti 2007. Vlera e tij neto është 49.3 miliardë dollarë.

Duke qëndruar në vendin e gjashtë, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, CEO i firmës Bloomberg L.P., i cili ka një vlerë neto prej 45 miliardë dollarësh është pjesë e listës së këtyre gjashtë multi-miliarderëve që në total kanë një pasuri prej 363.3 miliardë dollarësh.

Po, ku jetojnë këta pasanikë, cilat janë rezidencat e tyre, vlerat monetare të shtëpive të tyre…Le t’i zbulojmë bashkë!

1. Bill Gates

Z.Gates, 64 vjeç, e kalon pjesën më të madhe të kohës në shtëpinë e tij prej 66 mijë metrash katrorë, rezidencë në Washington. Rezidenca ka një pamje nga liqeni i Washingtonit. Njeriut, ndër më të pasurit në botë ju deshën plot shtatë vjet dhe 63.2 milion dollar që të ndërtonte shtëpinë e tij të ëndrrave, e cila ka si karakteristikë parësore, implementimin e teknologjisë së lartë. Ai e ka blerë si fillim pronën në vitin 1988 për vetëm dy milionë dollar, ndërsa sot ajo vlerësohet me 170 milionë dollar sipas të dhënave publike.

2. Jeff Bezos

Z.Bezos, 56 vjeç, i ashtuquajtur “mbreti” i perandorisë e-commerce, ka në pronësi të tij shumë apartamente dhe ndryshe njihet si një nga zotëruesit më të mëdhenj të tokave në Amerikë. Për sa i përket vendbanimeve, ai ka një fermë 165 mijë hektarë në Texasin perëndimor, një shtëpi në Washington, tre apartamente të lidhura me Kullën e Shekullit në Manhattan dhe një pasuri në Beverly Hills prej 120 mijë metrash katrorë, ku ka fqinj të tij aktorin Tom Cruise e plot të tjerë personalitete të Amerikës.

3. Warren Buffett

Edhe pse ai është një nga investitorët më të zgjuar në tokë, sidomos kundrejt pasurive të patundshme, Z.Buffett, 90 vjeç, është i njohur për stilin e tij modest të jetës. Shtëpia e tij qëndrore është në një cep të Nebraskës, të cilën ai e bleu në vitin 1958 për 31 mijë e 500 dollarë. Z.Buffett ka jetuar atje që ditën që e ka blerë. Shtëpia, e ndërtuar fillimisht në vitin 1921, iu nënshtrua disa restaurimeve për ta bërë atë një hapësirë komode që llogaritet në 6.500 metra katrorë për njeriun që ka një vlerë neto pasurie mbi 65.5 miliardë dollarë.

4. Mark Zuckerberg

Sipërmarrësi i Facebook e investon pjesën më të madhe të pasurisë së tij në shkolla, shëndetësi dhe filantropi të tjera. Portofoli i tij i pasurive të patundshme përfshinë shtëpinë e tij në Palo Alto me një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë pranë Parkut Dolores në San Francisko. Zuckerberg, 36 vjeç, bleu shtëpinë e tij të parë me hapësirë prej pesë mijë metra katrorë në Palo Alto në 2011-ën për shtatë milionë dollar. Ai bleu edhe katër nga shtëpitë që rrethonin shtëpinë e tij kryesore vit pas viti për një vlerë afro 43.8 milionë dollar për të ruajtur më mirë privatësinë e tij.

5. Larry Ellison

Kryetari ekzekutiv i Oracle, Larry Ellison, 76 vjeç, ka një portofol të gjerë të pasurive të patundshme. Ai ka blerë pjesë të mëdha të lagjeve të tëra në Malibu dhe rreth liqenit Tahoe. Ai zotëron një rezidencë prej 70 milion dollarësh Beechwood në Newport, Rhode Island; një vilë kopshtesh në Kioto, Japoni; dhe 98% të tokës së Lanai, ishullit të gjashtë më të madh në Haëai, të cilin e bleu në vitin 2012-të për 500 milionë dollarë, sipas raporteve të publikuara. Pasuria e tij në Woodside, Kaliforni kap një vlerë prej 110 milionë dollar dhe është modeluar sipas arkitekturës japoneze të shekullit të 16-të, e kompletuar me një liqen 2.3 hektarë të krijuar nga njeriu.

6. Michael Bloomberg

Ish-kryetari i bashkisë së New York City, Michael Bloomberg, 80 vjeç, ka më shumë se një duzinë pronash në të gjithë botën. Ai e kalon shumicën e kohës në qytetin e tij të lindjes, por ai gjithashtu zotëron prona në Hamptons në New York, në Londër, Bermuda, Kolorado dhe Florida. Shtëpia kryesore e Z.Bloomberg është e vendosur në Manhatan dhe ai aty kalon pjesën më të madhe të kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat