Infermierja ruse shërbeu me të brendshme të prekurit me COVID-19

Ndryshe

Infermierja ruse shërbeu me të brendshme të prekurit me COVID-19

Më: 20 maj 2020 Në ora: 13:05
Infermierja ruse

Duket e çuditshme mënyra e paraqitjes së një infermiere në një spital në Rusi.

Drejtuesit e një spitali për pacientët me koronavirus në Rusi morën masë disiplinore ndaj një infermiereje e cila e shfaq përpara pacientëve me një veshje mbrojtëse transparente, poshtë së cilës kishte veshur vetëm të brendshme.

Fotot e saj u bënë virale pasi një prej pacientëve që ishte i shtruar në spitalin e Tulës i shpërndau ato në rrjetet sociale. Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua për këtë gjë. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu kjo sjelle dhe vendosën të marrin masa ndaj infermieres për fyerje të uniformës.

Infermierja 20 vjeçare u justifikua përpara drejtuesve të saj se ajo ishte shumë seksi për të mbajtur uniformën dhe se nuk e kishte vënë re se veshja mbrojtëse ishte aq shumë transparente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat