Një mrekulli: Prindërit ribashkohen me djalin e tyre që u rrëmbye 32 vite më parë

Ndryshe

Një mrekulli: Prindërit ribashkohen me djalin e tyre që u rrëmbye 32 vite më parë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 19:00
Ilustrim

Për Li Jingzhi dhe Mao Zhenjing, më shumë se 30 vjet më parë, ndodhi e paimagjinueshmja. Djali i tyre, Mao Yin u rrëmbye nga një hotel në 1988-ën, 32 vjet më parë, kur babai i tij u largua për një moment për t’i marrë pak ujë.

Ata i kaluan tre dekadat e fundit në kërkim të djalit të tyre.

Kurrë nuk hoqën dorë

Prindërit e tij ishin të shkatërruar, por kurrë nuk hoqën dorë. Me kalimin e kohës, nëna shpërndau më shumë se 100,000 fletushka si pjesë e përpjekjeve për të gjetur Mao-n, i cili ishte vetëm 2 vjeç kur u zhduk.

Kërkimi i Maos ishte një punë me kohë të plotë, kështu që ajo e la punën e saj për t’iu përkushtuar kërkimit. Me kalimin e viteve, ajo ndoqi mbi 300 drejtime, por pa sukses.

Ajo madje bënte thirrje të përlotura në televizion, duke u shfaqur në emisione si ‘X Factor’, ku kërkonte kthimin e sigurt të foshnjës së saj. Li shpresonte që djali do ta shihte dhe do ta njihte.

Prindërit filluan duke kontrolluar rajonin e tyre të Xian dhe e zgjeruan kërkimin në nivel kombëtar dhe pastaj ndërkombëtar.

Me kalimin e viteve, kërkimi i tyre po bëhej gjithnjë e më i pashpresë… derisa ndodhi  diçka e mrekullueshme. Në ditën e nënës në vitin 2020, nënës së tij iu dha lajmi i mrekullueshëm.

"Kjo është dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë në ditën e nënës", - ka thënë ajo, sipas raportit të CCTV.

Familja është ribashkuar tani, falë një hetimi të jashtëzakonshëm policor

Më në fund, muajin e kaluar, pati një përparim. Policia mësoi për një burrë nga Provinca Sichuan në Kinën Jug-Perëndimore,  rreth 620 milje larg Xian, i cili kishte birësuar një fëmijë vite më parë.

Doli që foshnja ishte Mao Yin, i njohur tani si Gu Ningning. Ata përdorën teknologjinë e njohjes së fytyrës për të analizuar fotografitë e vjetra të Mao-s dhe konfirmuan identitetin e tij përmes një testi të ADN-së.

Ai u shit në një familje pa fëmijë

Policia tha se djali i vogël ishte shitur për një çift pa fëmijë për 6,000 juanë (772 euro). Rrëmbimi dhe trafikimi i fëmijëve ka qenë i zakonshëm për dekada në të gjithë botën, por shpesh pa një fund të lumtur. Atij iu vu një emër tjetër, Gu Ningning. Tani që është 34 vjeç, më në fund rimori emrin e vërtetë, Mao Yin. Ai tani drejton një biznes për dekorimin e shtëpive.

‘Unë nuk dua të ndahem më prej tij.’- tha Li, nëna e Mao-s.

Mao u përgjigj se së shpejti do të vinte dhe do të jetonte me prindërit e tij biologjikë. Zonja Li tha: "Unë do të doja të falënderoja dhjetëra mijëra njerëz që na ndihmuan."

Li i ndihmoi të tjerët teksa kërkonin djalin e saj

Në vitin 2007, ajo iu bashkua një grupi vullnetar të quajtur ‘Baby Come Back Home’, e cila është një organizatë që punon për të gjetur fëmijë të zhdukur. Zonja Li ndihmoi në ribashkimin e 29 fëmijëve me familjet e tyre, por për fat të keq djali i saj mbeti ende i zhdukur.

Sidoqoftë, rezistenca e jashtëzakonshme e Li-së dhe gatishmëria e saj për të ndihmuar të tjerët përmes dhimbjes që kishte vetë, është e admirueshme. Ajo kurrë nuk hoqi dorë dhe e gjithë puna e vështirë nuk qe e kotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat