U braktis nga babai kur ishte 12 vjeç, sot jep këshilla për të gjithë fëmijët që kanë të njëjtin fat me të

Ndryshe

U braktis nga babai kur ishte 12 vjeç, sot jep këshilla për të gjithë fëmijët që kanë të njëjtin fat me të

Më: 21 maj 2020 Në ora: 19:15
Rob Kenney

Është një histori tepër e zakonshme, shpesh me një cikël të trishtuar zhgënjimi dhe neglizhencash që shkatërron brezat e familjeve. Por në këtë familje, dikush e prishi ciklin.

Babai i Rob Kenney u largua nga familja kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Rob ishte një nga tetë fëmijët dhe kur ndodhi kjo trazirë, disa nga motrat dhe vëllezërit e tij ishin të rritur. Në moshën 14 vjeç, ai u detyrua të shkonte të jetonte me vëllain e madh.

Trauma e braktisjes nga babai mbeti me Rob. Por ai vendosi të bëjë diçka të mirë.

Një figurë babai për fëmijët që nuk e kanë një të tillë

Rob tani është baba i dy fëmijëve të rritur dhe ai dëshiron më të mirën për fëmijët e tjerë, të cilët rriten pa baba. Kështu që ai vendosi të hapte një kanal në YouTube të titulluar  "Babi, Si mundem?" plot me këshilla praktike falas, nëpërmjet të cilit fëmijët e mençur mund të shkojnë tek baballarët e tyre, duke supozuar se kishin një baba.

Videot përfshijnë tema si "Mënyra për të lidhur një kravatë", "Si të zhbllokoni një lavaman" dhe "Si ta kontrolloni vajin e makinës". Kanali i tij filloi në prill të vitit 2020, por tashmë është bërë shumë i njohur!

Një postim në Facebook i ndarë nga Chris Hart përshkroi se kanali i Kenney është bërë viral, gjë që rrit akoma më shumë ndjekësit në kanalin e tij në YouTube, numri i të cilëve tani është pothuajse një milion.

Synimi i tij ishte gjithmonë të kthehej

Në një intervistë me WICU më 13 maj, Rob shpjegoi se çfarë e shtyu të fillojë "Babi, Si mundem?". Pjesa më e madhe ka të bëjë me edukimin e tij.

"Unë vij nga një shtëpi ‘e thyer’ dhe qëllimi im në jetë ishte të rrisja adoleshentë të mirë dhe kështu, kur të mbushja 50 vjeç, do të ndihesha sikur e kisha arritur këtë. Kam ende shumë për të jetuar,”- tha Rob.

Pjesën më të madhe të ideve për videot në YouTube, Rob-i i merr nga vajza e madhe, e cila e ndihmon edhe ta drejtojë kanalin.

Rob e di që të jesh baba është shumë më e ndërlikuar sesa këshillat që jep. Por për të, ky është hapi i parë drejt projekteve shumë më të mëdha.

“Ne flasim për të gjitha gjërat, duke përfshirë edhe financat.”- ka thënë ai.

Ai kurrë nuk e kishte menduar se do të kishte kaq shumë sukses

Rob kurrë nuk e kishte imagjinuar se d t’i prekte njerëzit kaq thellë. "Unë thjesht po mendoja t'u tregoja se si t’i bëjnë gjërat. Por çdo gjë arriti një nivel tjetër,”- tha ai për WICU.

Në fakt, pa e ditur, ai ka qenë një burim ngushëllimi për shumë njerëz.

“Disa nga përgjigjet emocionale që kam marrë ishin nga njerëz që nuk e kishin babain, ose nuk kishin një marrëdhënie me të, ose e kishin humbur. Ata më thanë se janë përlotur gjatë kohës që kanë parë videot.”- ka thënë ai.

Rob tregon se veprimet tona të vogla mund të kenë ndikim shumë më domethënës te të tjerët. Nëse keni një projekt ose shpresoni të bëni një ndryshim ose të ndihmoni të tjerët, atëherë besoni se kjo mund të funksionojë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat