Ngordh në Moskë “krokodili i Hitlerit”

Ndryshe

Ngordh në Moskë “krokodili i Hitlerit”

Më: 23 maj 2020 Në ora: 23:16
Ngordh në Moskë “krokodili i Hitlerit”

Një krokodil që mendohej se i përkiste liderit të Gjermanisë naziste, Adol Hitlerit, ngordhi në kopshtin zoologjik të Moskës.

Krokodili u gjet nga trupat britanike pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe iu dha Ushtrisë së Kuqe. Prej aty, zvarraniku u çua në kryeqytetin rus, ku dhe u vendos në kopshtin zoologjik.

Reptili 84 vjeçar jetoi në Moskë që nga viti 1946 dhe quhej Saturn.

Ai mendohet se ka qenë një ndër krijesat që ngjallte më shumë kureshtje në kopshtin zoologjik të Berlinit, ndërkohë që thuhej se Hitleri e kishte si pjesë të koleksionit të tij të “kafshëve shtëpiake”.

Mendohet se ai u kap në Misisipi në vitin 1936 dhe më pas u transportua në Berlin.

Mediat në Rusi shkruajnë se në vitin 1990, kur u qëllua me tank në ndërtesën e parlamentit në Moskë, në sytë e tij pati lot, sepse i kujtonin bombardimet në Berlin.

Disa herë ai i ishte afruar vdekjes, por ia kishte dalë të shpëtonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat