Nuk kishin para për shtëpi të re, vendosën që anijen e viteve të 60-ta ta shndërrojnë në shtëpi lundruese me tri dhoma gjumi dhe dy tualete

Ndryshe

Nuk kishin para për shtëpi të re, vendosën që anijen e viteve të 60-ta ta shndërrojnë në shtëpi lundruese me tri dhoma gjumi dhe dy tualete

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:11
Foto Ilustrim

Një çift që nuk patën para të mjaftueshme për të blerë një shtëpi në Londër, kanë arritur që anijen transportuese të ndërtuar në vitet e 60-ta, ta shndërrojnë në një shtëpi lundruese me dy kate brenda të cilës nuk mungon pothuajse asgjë.

Christina Miles, 33-vjeçe, dhe partneri i saj Rohan Tully, 36, që janë së bashku për më shumë se 13 vite dhe kanë një vajzë njëvjeçare Elara, jetojnë në anijen e tyre e cila aktualisht është e ankoruar në afërsi të urës Kew në lumin Thames në jugperëndim të Londrës.

Dyshja i kishin kaluar 20 muaj duke e shndërruar anijen e vjetër që u kushtoi më pak se 100 mijë funte, në një shtëpi me tri dhoma gjumi, dy tualete dhe hapësirë të mjaftueshme për ta shfrytëzuar si tarracë.

Gjithçka filloi kur hoqën dorë nga apartamentit në Paddington, në të cilën jetonin me qira dhe vendosën për disa ditë të jetojnë me miqtë.

Të lodhur nga jeta me të tjerët, vendosën që anijen e vjetër transportuese ta blejnë dhe të investojnë në të për ta shndërruar në shtëpi lundruese e cila tashmë ua tërheq vëmendjen të gjithë sa herë që lundron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat