Vilën e shkatërruar e blenë për 59 dollarë, tashmë ajo ka vlerë prej 450 mijë dollarësh

Ndryshe

Vilën e shkatërruar e blenë për 59 dollarë, tashmë ajo ka vlerë prej 450 mijë dollarësh

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:11
Foto Ilustrim

Një nënë bleu një vilë të çuditshme për vetëm 59 dollarë – dhe pas 22 vitesh që e rregulloi atë, ajo tashmë ka vlerë më shumë se 450 mijë dollarë. 

Jane Beck, 54-vjeçare, bleu vilën dy dekada më parë. Kjo vilë gjendet 270 kilometra larg Berkshire në Uells.

Vila nuk kishte as energji elektrike, as ujë të pijshëm, edhe pse aty pranë rridhte një lumë.

Jane tani jeton jetën e saj të ëndrrave dhe drejton një biznes të vogël.

Ajo tha: Kam paguar vetëm 59 dollarë për të në vitin 1997, por në atë kohë ne menduam se edhe ato janë shumë për një vilë të tillë.

Por kjo vilë në shkurtin e kaluar u vlerësua me rreth 450 mijë dollarë.

“Nata e parë ishte e ftohtë. Fjetëm në një dyshek në dysheme në dhomën e gjumit – por ishte si në magji”, tha Jane.

“U deshën 22 vjet për ta bërë këtë vend kështu siç është tani, por akoma nuk kam mbaruar”, përfundon Jane.

Vila besohet se daton rreth vitit 1870.

Image
foto 1.
Image
foto 2.
Image
foto 3.
Image
foto 4.
Image
foto 5.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat