Bashkëshorti i tenistes Serena Williams heq dorë nga posti i bordit të drejtorëve në Reddiit, ia lëshon vendin një kandidati me ngjyrë

Ndryshe

Bashkëshorti i tenistes Serena Williams heq dorë nga posti i bordit të drejtorëve në Reddiit, ia lëshon vendin një kandidati me ngjyrë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:43
Alexis Ohanian dhe Serena Williams

Tenistja e njohur amerikane Serena Williams, pranon se mbeti e habitur kur bashkëshorti i saj Alexis Ohanian, hoqi dorë nga posti i anëtarit të bordit të drejtorëve të Reddit, për t’i lëshuar rrugë në këtë pozitë të shkëlqyer një kandidati me ngjyrë.

Williams është e martuar me drejtorin ekzekutiv të Reddit, Alexis Ohanian. Megjithatë ajo insiston se nuk ka të bëjë asgjë me vendimin e partnerit të saj që e kishte marrë, duke pranuar se këtë veprim Ohanian e ka bërë për ta luftuar racizmin në kompaninë që ai e drejton.

“Gjithçka është bërë pa konsultim me mua. Shumë njerëz mund të mendojnë se unë mund t’i kem kërkuar diçka të tillë, por ai e ka bërë krye në vete”, ka pranuar tenistja e njohur.

Në anën tjetër vetë tenistja që ka një djalë dyvjeçar Alexis Olympia Ohanian Jr me Alexisin, ka folur për herë të parë për përvojën e saj me racizmin.

“Jam sfiduar në fusha të ndryshme. Shumë njerëz nuk e dinë, që tërë jetën time është dashur të ballafaqohen me sfida të ndryshme. Është dashur të ballafaqohem me pabarazinë dhe racizmin. Është për keqardhje që dikush që është në nivelin tim të pranojë të paguhet më pak dhe të pranojë gjëra të ndryshme për shkak të ngjyrës së lëkurës”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat