Zbulohet thesari i fshehur dekada më parë në malet shkëmbore në SHBA, kap vlerën e një milion dollarëve  

Ndryshe

Zbulohet thesari i fshehur dekada më parë në malet shkëmbore në SHBA, kap vlerën e një milion dollarëve  

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 14:56
Fenn 89-vjeç

Thesari që kap vlerën e një milion dollarëve të fshehur në malet shkëmbore në SHBA nga Forrest Fenn dekada më parë, më në fund është gjetur.

Që kur Fenn, tanin 89-vjeç, pati deklaruar se kishte fshehur një thesar, mijëra gjuetarë të thesareve ia kishin mësyrë maleve Rockies duke shpresuar se do ta gjejnë, madje pesë burra kishin humbur jetën duke tentuar ta gjejnë.

Por sënduku i bronztë brenda të cilit kishte monedha ari, stoli të ndryshme si dhe diamante, është gjetur nga një eksplorues i cili vazhdon të mbetet anonim për opinionin publik.

Fenn tha se burri nga “Lindja” kishte lokalizuar sëndukun disa ditë më parë. Ai madje i kishte dërguar Fennit fotografinë e thesarit për ta konfirmuar se bëhet fjalë për thesarin e njëjtë.

Në një poezi me 24 rreshta, Fenn kishte publikuar disa të dhëna si një lloj labirinti për t’i dhënë paksa informacione gjuetarëve të thesareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat