Gruaja shtatzënë pi dy litra Cola në ditë, shokon ajo që ndodh

Ndryshe

Gruaja shtatzënë pi dy litra Cola në ditë, shokon ajo që ndodh

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 16:04
Amy Louise Thorpe

Pi dy litra Coca Cola në ditë, për një kohë shumë të gjatë rregullisht. 34-vjeçarja Amy Louise Thorpe, gjeti vdekjen në shtëpinë e saj në Invercargill, të Zelandës së Re, si pasojë e një krize epileptike, nga abuzimi që bënte me pijen me gaz.

Gruaja prej vitesh vuante nga epilepsia, ndërkohë që në momentin që gjeti vdekjen, ishte në javën e 15-të të shtatzënisë.

Para se të vdiste, partneri i saj ju kishte thënë mjekëve se gruaja kishte arritur deri aty sa pinte deri në 2 litra Cola çdo ditë si dhe gjysmë litri pije të tjera energjike.

Një sasi e madhe sheqernash, të cilat i shkaktuan vdekjen, për shkak të komplikimit të gjendjes së epilepsisë nga e cila vuante.

Amy duhet të bënte kontrolle neurologjike specifike, për të kuptuar natyrën e krizave të saj dhe të kurohej, por nuk i bëri asnjëherë analizat e këshilluara nga mjekët.

Kafeina dhe elementët eksitues të pijeve që abuzonte, i përkeqësuan gjendjen e saj, deri sa i morën jetën.

Mjeku ligjor deklaroi se e bëri publik rastin e Amy, në mënyrë që të sensibilizohet publiku dhe veçanërisht ata që vuajnë nga epilepsia, nga pasojat e abuzimit me kafeinën. Rasti në fjalë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2018, por vetëm të enjten e kaluar u bë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat