Qindra lakuriqë bien të ngordhur nga qielli

Ndryshe

Qindra lakuriqë bien të ngordhur nga qielli

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:30
Ilustrim

Qindra lakuriqë kanë rënë të ngordhur në Indi duke rënë nga foletë e tyre dhe duke ngordhur pas rënies në tokë.

Kafshët kanë kolapsuar në shtetin verior të Uttar Pradesh ku fshatarët kanë dokumentuar me ankth fenomenin, shkruan Daily Star.

Në një video shqetësuese, të shpërndarë në 26 maj, një nga gjitarët e mbuluar me gëzof qëndron pafuqishëm në pisllëk ndërsa përpiqet më kot të zvarritet.

Me më shumë se 134,000 shikime në Twitter, video ka ngjallur një debat midis indianëve për atë që mendohet të jetë vala e nxehtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat