Japonezja 90-vjeçe vazhdon të luajë me lojërat kompjuterike dhe ka kanalin e saj në YouTube

Ndryshe

Japonezja 90-vjeçe vazhdon të luajë me lojërat kompjuterike dhe ka kanalin e saj në YouTube

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 13:57
Japonezja 90-vjeçe

Gjyshja luan tre deri në katër orë në ditë dhe ka kanalin e saj në YouTube.

Një grua 90-vjeçare japoneze luan vazhdimisht me lojëra të ndryshme në internet.

“Është pasioni im për të luajtur lojëra çdo ditë”, tha Hamako Mori.

Kjo bëhet më e vështirë kur vitet ikin, por ajo nuk do të heqë dorë dhe prandaj përdor ushtrime speciale për të stërvitur gishtat. “Dua të luaj mirë pavarësisht sa vjeç jam”, tha Mori. “Unë dua të vazhdoj sa më gjatë që të jetë e mundur”, tha ajo.

Që nga viti 2014, ajo ka pasur kanalin e saj në platformën Youtube, ku rreth 300,000 njerëz ndjekin “gjyshen e lojërave” dhe miliona njerëz kanë klikuar në videot e saj.

Ajo publikon tre deri në katër video në muaj, në të cilat mund të shihet duke luajtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat