Fshati i bukur italian shet shtëpi për 1euro e 11 cent, ka një kusht për ata që duan të blejnë!

Ndryshe

Fshati i bukur italian shet shtëpi për 1euro e 11 cent, ka një kusht për ata që duan të blejnë!

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 11:14
Cinquefrondi

Tregtia turistike në Itali ka marrë një goditje të madhe, kjo pasi që pandemia covid19 shkaktoi dëme të shumta.

Një fshat i mrekullueshëm i vogël italian i pa prekur me Covid-19, ka nxjerrë në shitje prona të shumta, pasi autoritetet lokale po përpiqen të rigjenerojnë zonat e braktisura dhe të lëna pas dore.

Cinquefrondi, është një fshat në rajonin e Kalabrisë, që ndodhet rreth 70 kilometra në jug-perëndim të Catanzaro dhe rreth 50 kilometra në veri-perëndim të Reggio Calabria.

Image
Cinquefrondi

Thuhet se fshati ka nevojë për renovim, mirëpo çmimet janë tejet të ulta për tu bërë me pronë në këtë pjesë të Italisë, shkruan Daily Mail.

Krerët e komunës kanë vënë kusht që nëse blerësi nuk i përfundon rinovimet e tyre brenda tre viteve, ata mund të jenë përgjegjës për një gjobë prej 20,000 euro.

Image
Cinquefrondi

Kryebashkiaku Michele Conia i tha CNN-it: “Gjetja e pronarëve të rinj për shumë shtëpi të braktisura që kemi është një pjesë thelbësore e [Misionit] të Operacionit Bukuri që kam filluar për të rikuperuar pjesë të degraduara, të humbura të qytetit”.

Aksioni është ndërmarrë pas pandemisë së koronavirusit, i cili ka penguar fshatrat dhe qytetet e vogla në të gjithë Italinë, duke parë që çmimet e pronave janë në rënie dhe tregtia turistike merr një goditje të madhe.

Image
Cinquefrondi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat