Një shtëpi kujdesi, vendos kabinë xhami për t’i mbrojtur të moshuarit nga coronavirusi

Ndryshe

Një shtëpi kujdesi, vendos kabinë xhami për t’i mbrojtur të moshuarit nga coronavirusi

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 14:00
Foto Ilustrim

Një shtëpi kujdesi për të moshuarit bëri një zgjidhje interesante, për t’iu mundësuar banorëve takimin me miqtë gjatë izolimit nga pandemia e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell banorët e “Eighten Lodge” në Gateshead të Anglisë, u ribashkuan me të dashurit e tyre pas disa muajve, kur menaxhmenti monoti një kabinë xhami në kopsht.

Banorja Joan Yates takoi dy fëmijët e saj, Doreen Hunter dhe Joan Chishlom për herë të parë, që nga muaji mars.

“Me siguri do të qaj. Unë thjesht dua ta shoh nënën time”, tha vajza e Joan para takimit.

Edward Dixon gjithashtu u ribashkua me nënën e tij Dolly dhe ishte në gjendje të komunikonte me të falë një telefoni të instaluar brenda objektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat