Kanadezi udhëtoi për në Gjermani që të ankohet në Mercedes për nivelin e sigurisë së modelit S-Class

Ndryshe

Kanadezi udhëtoi për në Gjermani që të ankohet në Mercedes për nivelin e sigurisë së modelit S-Class

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 14:49
Da Tong Yang

Kërkon kompensim shumë të lartë, për shkak se kësaj makine që ka siguri shumë të lartë, iu është bllokuar timoni

Mercedes-Benz S-Class është bërë si simbol i makinave për nivel të lartë sigurie, ndërsa konsiderohet si një prej makinave me teknologjinë më të avancuar.

Ky perceptim nuk është pranuar prej një çifti nga British Columbia e Kanadasë, të bindur se S-Class nuk iu ofroi siguri, andaj vendosën të udhëtojnë për në Gjermani që të bëjnë një ankesë në zyrën qendrore të Mercedesit.

Da Tong Yang që ia bleu këtë makinë gruas së tij, Guifang Huo para tri vitesh, i ishte thënë se është një prej makinave më të sigurta në treg.

Pas një viti përdorimi të S-Class pa asnjë problem, derisa po udhëtonin nëpër Vankuver, iu bllokua timoni dhe gati u përplasën në një rrethojë betoni. Në atë kohë, vetura ishte vozitur për 6,436 kilometra dhe u dërgua në një qendër të Mercedes, ku u rregullua.

Sipas Mercedes, dëmi ishte shkaktuar nga një dëmtim në rrjetin e brendshëm elektrik dhe u zëvendësua në tërësi struktura e timonit, me një të re. Por, çifti kanadez kërkonin një kompensim më të madh dhe t’i zëvendësohej makina me një tërësisht të re.

Afro një vit, ata nuk morën asnjë përgjigje nga akuza që ngritën në gjykatë, andaj kanadezi Yang udhëtoi për në zyrën qendrore të Mercedesit në Stuttgart të Gjermanisë.

Mirëpo edhe ankesa verbale që ia bëri zyrtarëve të Mercedesit, ra në vesh të shurdhër, pasi nuk iu mundësua kërkesa që donte, pasi Mercedes insiston se kjo makinë është shumë e sigurt dhe ai problem ishte individual që u rregullua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat