Sasia e madhe e ujit shemb tavanin e shtëpisë, për pak sa nuk përfundon mbi kokën e vietnamezit që luante në kompjuter

Ndryshe

Sasia e madhe e ujit shemb tavanin e shtëpisë, për pak sa nuk përfundon mbi kokën e vietnamezit që luante në kompjuter

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:10
Foto Ilustrim

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një djalë i ri për një “fije floku” i shpëton më të keqes, pasi një sasi e madhe e ujit bie nga lart dhe shemb tavanin e shtëpisë shumë afër tij.

Ai po luante në kompjuter, kur në një moment tavani i shtëpisë shembet nga sasia e madhe e ujit.

Copëzat e tavanit përfundojnë pak centimetra larg karriges ku ishte ulur djaloshi. Me të kuptuar se çfarë ndodh, familjarët e tij futen brenda për të parë se çfarë ndodhi.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar në këtë incident, që ka ndodhur në Ben Tre të Vietnamit.

E ajo çfarë ua ka tërhequr më shumë vëmendjen përdoruesve të rrjeteve sociale – është reagimi i qenit i cili me sa duket e parandjeu shembjen e tavanit, duke u larguar para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat