Çifti që nuk kishin planifikuar të bëhen prindër, tani i kanë 11 fëmijë – detyrohen të përdorin minibus për të shëtitur

Ndryshe

Çifti që nuk kishin planifikuar të bëhen prindër, tani i kanë 11 fëmijë – detyrohen të përdorin minibus për të shëtitur

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:36
Foto Ilustrim

Çifti që kurrë nuk kishin planifikuar të kenë fëmijë, kanë zbuluar se tani familja e tyre është e madhe – ata kanë 11 fëmijë.

Joseph Sutton, 35-vjeç dhe gruaja e tij Nicole, 30, jetojnë me tetë vajzat dhe tre djemtë në shtëpinë e tyre tre dhomëshe në Aspatria të Cumbria.

Dyshja bënin jetë të qetë dhe pa brenga – dhe ideja të kenë fëmijë kurrë nuk ka qarkulluar në mendjet e tyre.

Por gjithçka ndryshoi kur Nicole mbeti shtatzënë me vajzën Rhiannan që tani i ka 14-vjet, dhe prej asaj kohe dyshja vazhduan t’ju urojnë mirëseardhje në këtë botë edhe shumë fëmijëve tjerë.

Për të shëtitur ata detyrohen të përdorin minibus, për shkak të numrit të madh të fëmijëve dhe valixheve që i merrnin me vete.

“Njerëzit shpesh na shikojnë çuditshëm kur na shohin në rrugë, por neve ky fakt nuk na bënë përshtypje”, ka deklaruar Joseph që shtoi se është shumë i lumtur që ka 11 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat