Një kamion përpara, një tjetër vjen me shpejtësi nga mbrapa – momenti kur vetura e vogël “shtypet si sanduiç”

Ndryshe

Një kamion përpara, një tjetër vjen me shpejtësi nga mbrapa – momenti kur vetura e vogël “shtypet si sanduiç”

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 12:56
Foto Ilustrim

Dy njerëz kanë shmangur mrekullisht vdekjen në një përplasje të çuditshme pasi makina e tyre ishte “futur në sanduiç” mes dy kamionëve me ngarkesë të rëndë në Kinën jug-lindore.

Sipas mediave të huaja,bëhet fjalë për pamje që tregojnë kamionin e madh që po kalonte rrugës para se të përfundojë tek makina e bardhë me shpejtësi të lartë – dhe ta “fusë atë në sanduiç” me kamionin tjetër në pjesën e përparme.

Për fat të mirë të tyre, bëhet e ditur se shoferi dhe pasagjeri i automjetit të bardhë pësuan lëndime, por janë në gjendje të qëndrueshme, sipas policisë lokale në provincën Fujian.

Incidenti ndodhi të hënën në qarkun Xianyou, provincën Fujian të Kinës jug-lindore, thuhet në deklaratën e policisë.

Siç bëhet e ditur, makina e bardhë po priste pas një kamioni mikser çimentoje në një rrugë kur iu afrua një kamion me ngarkesë të rëndë.

Dhe pamjet e tmerrshme tregojnë kamionin jeshil që duket se ka humbur kontrollin dhe shpejton përpara, duke u përplasur me automjetin e vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat