Ndodhë edhe kjo: U fsheh në pyll për 24 vjet duke menduar se kishte vrarë gruan dhe vajzën

Ndryshe

Ndodhë edhe kjo: U fsheh në pyll për 24 vjet duke menduar se kishte vrarë gruan dhe vajzën

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 08:57
Nikolai Gromov

Nikolai Gromov 24 vjet jetoi në pyll, duke u feshur pasi besonte se kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij, pas një debati që kishte një natë me gruan.

Më shumë se 2 dekada më parë, i dehur, Nikolai Gromov pati një zënkë me gruan e tij Lyubov Petrovna duke e sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tyre 6-vjeçare Elena. Kur i doli pija dhe u rikthye në shtëpi, ai nuk gjeti asnjeri. Mendoi se kishte kryer një krim të tmerrshëm.

Në fakt, nënë e bijë kishin shkuar në spital për ndihmë mjekësore e më pas ishin zhvendosur në një adresë të re.

Por Nikolai besoi se i kishte vrarë, ndaj dhe u zhduk në rajonin rus të Taiga, ku policia nuk do të mund ta gjente kurrë.

Në Qershor të këtij viti, tashmë 72-vjeç, një plagë në këmbën e Nikolait u infektua. Mjekët u detyruan t’ia prisnin dhe kur kuptuan se ai ishte endacak, ata alarmuan autoritetet që ta ndihmonin dhe t’i jepnin një pension.

Por kur u kuptua se kush ishte, ai u arrestua në bazë të një urdhër arresti të lëshuar në atë kohë për dhunën ndaj bashkëshortes dhe fëmijës.

Ish-bashkëshortja e tij nuk jetoi për të parë gjetjen e 72-vjeçait, pasi kishte vdekur më herët gjatë këtij viti. Sa i përket vajzës, ajo jeton në Novokuznetsk dhe ka familjen e saj. Sipas asaj që shkruajnë mediat ruse, ajo nuk ka asnjëlloj interesi për të patur kontakt me të atin.

E kontaktuar nga mediat ajo tha: “Për çfarë më duhet? U zhduk përgjatë gjithë këtyre viteve dhe ndonëse ishte gjallë nuk dëgjova kurrë një fjalë prej tij“.

Ndërsa një zëdhënës i policisë tha se Nikolai i kishte rrëfyer oficerëve se përgjatë gjithë këtyre viteve kishte besuar se i kishte marrë jetën gruas dhe vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat