U mundua të kapte një piton 5 metra të gjatë, kafshohet keq nga zvarraniku

Ndryshe

U mundua të kapte një piton 5 metra të gjatë, kafshohet keq nga zvarraniku

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 22:38
Pamje nga video

Luftoi për pak kohë me gjarprin, përfundoi duke u kafshuar keq, por Kimmel i kapi kokën dhe e tërhoqi atë.

Mike Kimmel, pronar i Trapping&Wildlife Rescue me seli në Florida, kapi një moment të rrallë ku shihet një piton gjigant në zonën e Floridas javën e kaluar.

Kimmel nuk kishte kapur një gjarpër kaq të gjatë, i cili peshonte diku rreth 60-70 kilogramë.

“Më rrahu zemra shpejt. Kam gjuajtur gjarpërinj të mëdhenj më parë, por ky dukej shumë i madh”, deklaroi pronari i firmës për rehabilitimin e kafshëve të egra për CNN.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni për Mbrojtjen e Peshkut dhe Kafshëve të egra, pitoni më i madh i kapur ndonjëherë në Florida ishte i gjatë rreth 5.60 metra .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat