Vila moderne e cila buron nga peizazhi

Ndryshe

Vila moderne e cila buron nga peizazhi

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 13:27
Foto Ilustrim

E quajtur House in the Landscape, shtëpia pjesërisht është fshehur nën kodrat me bar, ndërsa me pjesën qendrore të saj hapet drejt oborrit të brendshëm dhe zbulon hiç më pak se enterierin e pazakonshëm

Muret e betonit lakohen lart ashtu që njëherësh formojnë kulmin e shtëpisë, ndërsa dritaret ovale nga dyshemeja deri te tavani ndjekin formën e mureve.Linjat e buta dhe të rrumbullakëta lidhen me njëra-tjetrën duke bërë që shtëpia, oborri dhe sipërfaqet ujore të lidhen në tërësi të pandashme.Shtëpia futuriste, është integruar në peizazhin artificial dhe merr formën e cila bashkohet në organizëm të gjallë.

E formësuar në formë të germës U, shtëpia u ofron banuesve ndjenjën e privatësisë, mirëpo njëherësh ofron edhe dritë të mjaftueshme natyrale dhe pamje të hapur në oborr.

Meqenëse vetëm fasada e pasme e shtëpisë ka dritare standarde, në mënyrë që të sigurojnë dritë të mjaftueshme në të gjitha hapësirat, janë vendosur edhe baxha të cilat dalin nga çatia.

Brendësia e shtëpisë është skulpturore dhe e rregulluar në mënyrë minimale.

Tri dhoma gjumi janë të vendosura në dy nivele të shtëpisë, të cilat gjithsej përfshijnë pothuajse 280 metra katrorë.

Në shtëpi mbizotëron atmosfera muzeore: muret e bardha të valëzuara dhe tavani në formë kupole takohen me dyshemetë me mermertë zi dhe përbëjnë prapavijë të përsosur në të cilën nxirren në pah pjesët atraktive të mobilieve dhe të ndriçimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat