E mësoi matematikën në burg, sot jep mësim në universitet

Ndryshe

E mësoi matematikën në burg, sot jep mësim në universitet

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një burrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dënua, por në fakt u përpoq që të merrte anën pozitive të këtij fakti.

Christopher Havens, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, arriti që të mësojë matematikën në qeli, dhe sot është “gjeni” në këtë fushë.

Udhëtimi i tij në formulat matematike e çoi në atë që të botojë punime në revista akademike të fushës.

Duke përdorur vetëm stilolaps dhe letër në burg, Havens gjeti një zgjidhje për problemin matematik, që nga koha e Euklidit, shekuj më parë, për fraksionet e vazhdueshme.

Më herët, Havens i shkruante një matematicieni se ishte i interesuar për libra mbi teorinë e llogaritjes dhe numrave, pasi numrat ishin bërë misioni i tij.

E kam nisur nga e para dhe po mësoj vetë, teksa shumë probleme më marrin shumë kohë për t’i zgjidhur sepse nuk kam një mësues këtu,  shkruante Havens.

Havens aktualisht po ndjek studimet me postë për gradë shkencore nga Universiteti Shtetëror Adams, ndërsa ka krijuar edhe një klasë matematike për shokët e tij të burgut ku jep mësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat