Izraeli është i njohur kudo në botë.
Deti i Vdekur është ndoshta më i famshmi – veçanërisht në industrinë e estetikës dhe të kujdesit për shëndetin e njeriut.
Njerëzit shkojnë në Izrael nga e gjithë bota për t’u larë në ujërat dhe baltën e pasur me lëndë ushqyese të Detit të Vdekur. E veçanta është se në ujërat e Detit të Vdekur, mund ta lahesh edhe duke lexuar një libër, pasi nuk fundosesh.
Në vend të operacioneve plastike, balta e Detit të Vdekur ofron një mënyrë natyrale për estetikën.
Thuhet se Mbretëresha e Shebës ishte e para që zbuloi vetitë kuruse të Detit të Vdekur.
Por ishte Mbretëresha egjiptiane Kleopatra ajo që ndërtoi banjën e parë që bota ka njohur, aty.
Sot, njerëzit në të gjithë botën përdorin produkte bukurie, nga deti i kripur.
Çfarë e bën Detin e Vdekur që i jep veti kaq të rralla, saqë njeriu qëndron mbi ujë dhe madje edhe veti të larta kuruese?
Ekspertët thonë se është përqendrimi i lartë i kripërave dhe mineraleve".
Ujërat e Detit të Vdekur përmbajnë 35% të mineraleve për litër. Ka më shumë se 21 minerale të ndryshme në ujë, përfshirë magnezin, kalciumin, kaliumin, bromin dhe sulfatin.
Ekspertët thonë se këto minerale mund të ndihmojnë në problemet e lëkurës.
Këto minerale janë sekreti i vetive shëruese të Detit të Vdekur dhe ato ndikojnë në lëkurën dhe trupin në shumë mënyra.
Magnezi është një anti-inflamator i fuqishëm, dhe është i përfshirë në më shumë se 300 reagime thelbësore të trupit. Nga prodhimi i energjisë deri tek riparimi i ADN-së, lëvizja e muskujve dhe sinjalizimi i qelizave, magnezi relakson trupin, lufton depresionin, forcon kockat dhe përmirëson gjumin.
Magnezi është kryesisht përgjegjës për vetitë hidratuese të lëkurës. Ky lloj minerali haset në Detin e Vdekur dhe është i lidhur me ujin, duke e bërë më të lehtë për përmirësimin e vitive të lëkurës.
Natriumi është një përbërës tjetër që gjendet në Detin e Vdekur. Ndërsa shpesh na është thënë që të kufizojmë konsumin tonë të natriumit, ai është një elektrolit i rëndësishëm që luan një rol të madh në thithjen e lëndëve ushqyese, presionit të gjakut, ekuilibrin e lëngjeve dhe transmetimin e sinjaleve nervore.
Kaliumi është një elektrolit tjetër i rëndësishëm, dhe ngarkesa e tij pozitive sjell energji elektrike brenda lëngjeve të qelizave tona. Ky mineral është thelbësor për ritmin e zemrës, hidratimin, ekuilibrin e pH dhe kontraktimet e muskujve.
Kalciumi është i njohur për rolin e tij për dhëmbë dhe kocka të shëndetshëm, por gjithashtu luan një rol në rregullimin e hormoneve, qarkullimin e gjakut, stabilizimin e enzimave dhe rregullimin e peshës së trupit.
Përveç të gjitha këtyre mineraleve, Deti i Vdekur përmban gjithashtu squfur, i cili ka veti natyrore antibakteriale. Kripa e detit përmban vetëm një sasi të vogël të squfurit, kështu që është e mjaftueshme për të ndihmuar në pastrimin e akneve dhe ekuilibrin e yndyrës së lëkurës.
Së bashku me karakteristikat e saj, kripa nga Deti i Vdekur mund të lehtësojë ngërçet e muskujve si dhe dhimbjen.
Karakteristikat qetësuese dhe anti-inflamatore të magnezit japin pjesërisht efekt në trupin e njeriut.
Një studim zbuloi se larja në Detin e Vdekur gjatë 10 ditëve përmirëson dhimbjen e muskujve, shqetësimet gjatë gjumit, ndryshimet e humorit, lodhjes dhe madje edhe të kujtesës. P
Karakteristikat mistike të Detit të Vdekur në të vërtetë nuk janë një mister. Përmbajtja e lartë minerale e baltës dhe ujërave është ajo që i jep detit vetitë e tij të veçanta dhe kuruese.
Emri në hebraisht, në fakt, është " Deti i Kripur" – "Jam Ha’Melah", por ndërkombëtararisht njihet si "Deti i Vdekur".