Copa e metaltë bie nga rimorkioja e kamionit në lëvizje, e godet në këmbë punonjësin e autostradave në Angli – rrëzohet nga goditja

Ndryshe

Copa e metaltë bie nga rimorkioja e kamionit në lëvizje, e godet në këmbë punonjësin e autostradave në Angli – rrëzohet nga goditja

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Kamera e vendosur brenda një vetura, ka filmuar momentin kur një copë e metaltë bie nga rimorkioja e një kamioni në lëvizje dhe e godet punonjësin e autostradave në Britani të Madhe.

Burri që po punonte në riparimin e autostradës M6 në Staffordshire, u rrëzua nga goditja e fuqishme që e pësoi kur copa e metaltë ra nga kamioni në lëvizje dhe fluturoi drejt tij.

Për fat të mirë ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa videoja është publikuar me qëllim që të rritet ndërgjegjja e shoferëve – që të sigurojnë mirë mallrat kur ata i transportojnë me kamionë.

Punonjësi i autostradës pavarësisht goditjes me copë të metaltë, arrin të ngritet në këmbë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes nga frika se mund ta pësojë sërish

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat