Edhe pse 73-vjeçe, bën ushtrime të vështira dhe ngrit pesha – dëshmi se vitet janë vetëm numra

Ndryshe

Edhe pse 73-vjeçe, bën ushtrime të vështira dhe ngrit pesha – dëshmi se vitet janë vetëm numra

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:51
Lauren Bruzzone

Lauren Bruzzone është dëshmi e gjallë se vitet janë vetëm numra. Kjo 73-vjeçare, e kalon kohën e lirë duke ngritur pesha dhe bërë ushtrime shumë të vështira fizike.

Ajo madje pranon se gjashtë herë në javë ushtron me trajnerin personal Wesley James, dhe për asnjë moment thotë se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kjo shprehi.

Profesoresha e matematikës nga Stamford të Connecticut, thotë se sekreti i jetëgjatësisë dhe të qenit e shëndoshë janë ushtrimet fizike që i praktikon çdo ditë.

“Është e rëndësishme t’i rezistoni pesë minutave të parë. Nuk duhet të përtoni të ngriteni herët në mëngjes nga shtrati dhe t’ia mësyni palestrës”, ka deklaruar Bruzzone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat