Çifti detyrohet të shkatërrojë investimin mijëra eurosh në kopshtin e tyre pasi kishin thyer rregullat

Ndryshe

Çifti detyrohet të shkatërrojë investimin mijëra eurosh në kopshtin e tyre pasi kishin thyer rregullat

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:59
Foto Ilustrim

Adam dhe Barbara Keatinge nga Livingston, Skoci, sapo kishin përfunduar projektin e tyre të rinovimit të kopshtit, ku investuan më shumë se 19 mijë euro, Këshilli u tha atyre se kishin thyer rregulla të rrepta të lejes së planifikimit.

Ata blenë tokën ngjitur me shtëpinë e tyre vitin e kaluar me planet që ta përdorin atë si një kopsht për katër fëmijët e tyre – por e gjithë kjo hasi në probleme.

Pasi vendosën një gardh dhe bënë disa rregullie shumë të nevojshme, kopshti ishte i plotë, i bukur dhe i gatshëm për rekreacion pas investimit gati 20 mijë eurosh.

Me punën që përfunduan në kohën e duhur për verën, ata u emocionuan dhe ishin shumë të lumtur.

Kjo vazhdoi, derisa këshilli Lothian u tha atyre se do të duhet ta kthejnë atë në gjendjen e mëparshme.

Çifti u tmerrua kur zbuloi se gardhi që ata kishin ngritur kishte thyer rregullat e rrepta të lejes së planifikimit të këshillit.

Pasi harxhuan më shumë se 19 mijë euro nga kursimet e jetës së tyre për projektin, ata u lanë zemër thyer, veçanërisht pasi avokati i tyre u kishte thënë atyre se leja e planifikimit nuk do të ishte e nevojshme.

Shefi i një firme Adam dhe mësuesja Barbara, u ankuan për vendimin në Qeverinë Skoceze, por për fat të keq kërkesa u refuzua më vonë.

Adam tha: “Tani kemi tre muaj për të hequr gardhin, për të rindërtuar gardhin origjinal dhe për ta kthyer tokën në gjendjen origjinale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat