Pse burrat ngurrojnë më shumë se gratë për ta vendosur maskën

Ndryshe

Pse burrat ngurrojnë më shumë se gratë për ta vendosur maskën

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 13:40
koronavirusi

Sipas studimeve, burrat ngurrojnë më shumë se gratë për ta vendosur maskën, por gjithashtu vdesin më shumë nga koronavirusi. Por pse veprojnë ata kështu?

Një nga hulumtimet më të reja për sjelljen e burrave është kryer nga Valerio Capraro nga Unviersiteti i Middlesex-it dhe matematikania kanadeze, Helene Barcelo nga Instituti Shkencor Matematikor në Berkeley.

Ata i përfshinë në një sondazh rreth 2,500 persona në Shtetet e Bashkuara dhe zbuluan se burrat jo vetëm që ngurrojnë më shumë se gratë për të vendosur maskë, por gjithashtu mendojnë se vendosja e maskës është e turpshme, nuk është diçka që duket bukur dhe është shenjë e dobësisë.

“Burrat janë më pak të prirur që të vendosin maskë dhe një nga arsyet kryesore është që ata besojnë se relativisht nuk do të preken nga sëmundja”, tha Dr.Capraro.

“Kjo është veçanërisht ironike, sepse statistikat zyrtare tregojnë se koronavirusi i prek burrat më seriozisht sesa gratë”, shtoi ai.

Sipas studimeve të tjera, është dëshmuar se burrat janë gjithashtu më të pakujdesshëm për pastrimin e duarve. Në bazë të një sondazhi, 65 për qind e grave dhe vetëm 52 për qind e burrave kanë thënë se i pastrojnë duart rregullisht.

Në Shtetet e Bashkuara, në këto sjellje si duket po ndikojnë edhe bindjet politike. Përkrahësit e Partisë Republikane dhe presidentit të tanishëm, Donald Trump, janë më pak të prirur të vendosin maska sesa përkrahësit e Partisë Demokratike, sipas disa sondazheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat