Vdiq 27-vjeçarja pasi ka pirë alkool në stomak bosh

Ndryshe

Vdiq 27-vjeçarja pasi ka pirë alkool në stomak bosh

Nga: E.R Më: 19 korrik 2020 Në ora: 18:18
Alice Burton Bradford

27 vjeçarja ka vdekur pasi ka pirë alkool në stomak bosh.

Alice Burton Bradford nga Brighton vuajti nga ketoacidoza alkoolike - një ndërlikim metabolik i cili mund të shkaktohet nga pirja pa ngrënë asgjë më parë.

Ajo vdiq në kopshtin e shtëpisë së saj pa arritur në spital.

Miqtë thonë që zonja Burton Bradford nuk ishte një alkoolike dhe ishte një fanatike e fitnesit që gëzonte çiklizmin dhe vrapimin.

Shoku i saj Aaron Mulvay, 30 vjeç, i cili e kishte njohur atë për tetë vjet, po bën thirrje për më shumë informacion në lidhje me gjendjen për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

Çfarë është ketoacidoza alkoolike?

Ketoacidoza shfaqet kur një person ha diçka që kthehet në acid ndërsa tretet.

Ketoacidoza alkoolike shkaktohet nga përdorimi i tepërt i alkoolit - kjo mund të jetë pirja e tepërt ose alkoolizmi.

Alkooli mund të bëjë që trupi të ndalojë prodhimin e insulinës.

Për shkak të mungesës së insulinës, trupi nuk mund të përdor glukozë për energji.

Në vend të kësaj fillon të djegë dhjamin e cila prodhon trupa ketoni.

Sa më shumë yndyrë digjet, aq më shumë trupa ketoni ndërtohen në rrjedhën e gjakut.

Kjo mund të sjellë simptoma përfshirë dhimbje barku, lëvizje të ngadaltë, nauze dhe të vjella dhe mund t’i vendos njerëzit në gjendje kome.

Rastet e buta mund të trajtohen me vitamina dhe lëndë ushqyese - por gjendja mund të jetë e rrezikshme për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat