A e keni ditur që është konstatuar shkencërisht që qentë janë detektorë natyralë të gënjeshtrave

Ndryshe

A e keni ditur që është konstatuar shkencërisht që qentë janë detektorë natyralë të gënjeshtrave

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 13:34
Foto Ilustrim

Kanë zhvillim të lartë të shqisës së gjashtë, me të cilën mbrojnë pronarët e tyre

Studimet e ekipit të shkencëtarit japonez, Akiko Takaoka, nga Universiteti në Kyoto, kanë konstatuar që qentë kanë zhvillim të lartë të shqisës së gjashtë, me të cilën i mbrojnë pronarët e tyre nga rreziqet,.

Qentë shpejt mësojnë nga përvojat vetjake

Sipas eksperimenteve, lehtë mund të zbulojnë ligësinë njerëzore dhe të bëhen të pabesueshëm, nëse dikush dëshiron t’i mashtrojë. Gjithashtu, shpejt vlerësojnë se kush është i besueshëm.

Hulumtuesit qenve u kanë treguar me gisht enët me ushqim. Kafshët kanë ndjekur dorën dhe kanë gjetur enë të zbrazëta. Nuk ka pasur përpjekje tjetër për kërkim të ushqimit.

E treta, qentë nuk kanë reaguar, sepse e kanë mësuar të vërtetën nga përvoja e mëparshme dhe më nuk u kanë besuar eksperimenteve.

Shqisa e aromës zbulon më shumë seç mendojmë ne.

Kanakarët tanë shtëpiakë e kanë të zhvilluar shumë më mirë shqisën e aromës sesa njerëzit. Në afatin prej disa sekondash, ata vërejnë ndryshimet dhe ndiejnë se çfarë qëllimi ka personi i caktuar, varësisht nga ajo se si sillet dhe çfarë arome transmeton.

Adrenalina i detyron njerëzit të djersiten më shumë se zakonisht. Qentë reagojnë ndaj rrezikut të tillë të madh apo energjisë negative, qoftë nëpërmjet agresionit apo frikës.

Qentë na ndihmojnë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kontaktit të vërtetë

Hulumtimet e mëtejshme kanë konstatuar që qentë janë jashtëzakonisht besnikë ndaj pronarëve të tyre dhe po ashtu pranues të interaksioneve njerëzore dhe sociale.

Në eksperiment, pronarët e qenve kanë kërkuar një grup njerëzish për ndihmë. Disa kanë ndihmuar, disa jo. Atëherë i gjithë grupi qenve u ka ofruar ëmbëlsira.

Miqtë katërkëmbësh kanë pranuar ëmbëlsira vetëm nga njerëzit të cilët u kanë ndihmuar pronarëve të tyre dhe i kanë injoruar të tjerët.

Qeni vërtet është miku më i mirë i njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat