Harron tubin e derivateve brenda veturës në lëvizje , për pak sa nuk e pëson gruaja në pompë

Ndryshe

Harron tubin e derivateve brenda veturës në lëvizje , për pak sa nuk e pëson gruaja në pompë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:23
Pompa e derivateve

Kamerat e sigurisë në një pompë të derivateve, kanë kapur momentin kur shoferi i një veture harron tubin e karburantit brenda, të cilën të cilën e vë në lëvizje.

Shoferi në Bridgewater në veri të Hobartit, SHBA, kishte harruar tubin e karburantit në veturën që e kishte mbushur dhe futet brenda për t’u larguar.

Megjithatë një grua që ishte afër makinës së derivateve i shpëton për një fije floku vdekjes – pasi që tubi që e tërheq zvarrë fluturon dhe për pak sa nuk e godet në kokë.

Po të mos ishte lëvizja e gruas që afrohet për të paguar për karburantin që po e mbushte veturën, ajo sigurisht se tani do të ishte në spital apo edhe e vdekur.

Gjithçka zhvillohet për pak sekonda e menaxhmenti i pompës është vënë në kërkim të shoferit të pandërgjegjshëm, që për pak sa nuk e mbyti gruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat