E sulmon bizoni gjigant, shtrihet në tokë dhe shtiret sikur është lënduar – arrin ta mashtrojë kafshën e egër

Ndryshe

E sulmon bizoni gjigant, shtrihet në tokë dhe shtiret sikur është lënduar – arrin ta mashtrojë kafshën e egër

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 18:30
Bizoni gjigant sulmon

Një moment i pazakontë është filmuar në parkun YellowStone, ku shihet se si një bizon gjigant i vërsulet një turisteje e cila për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes falë një ideje brilante.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë kur dy bizonë i vërsulen turistëve, gruaja e pushtuar nga paniku fillon por në një moment i kujtohet se duhet të shtiret sikur po rrëzohet në tokë.

Për fat të mirë, rrëzimi i saj e bëri bizonin të mendojë se ajo mund të ketë vdekur, dhe kështu pas disa sekondave largohet nga ajo.

E adoleshentja që filmoi ngjarjen, thotë se ka biseduar me gruan e cila pati një përvojë të pazakontë.

“Ka qenë e tmerrshme. Gruaja nga Nju Jorku por që jeton në Montana e dinte me saktësi se qysh duhet të sillet me këtë kafshë kur i afrohet”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, zyrtarë të Yellowstone kanë bërë të ditur se vizitorët do të duhej të qëndronin sa më larg këtyre kafshëve të egra – të paktën 25 metra distancë.

“Bizonët mund të jenë të paparashikueshëm. Mund të reagojnë me shumë qetësi dhe të mos shprehin interesim, por brenda pak sekondave ndryshojnë plotësisht”, ka deklaruar Rachel Bale nga National Geographic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat