Pamje HD/ Planeti Mars siç nuk e keni parë asnjëherë më parë - Bota Sot
Pamje HD/ Planeti Mars siç nuk e keni parë asnjëherë më parë

Ndryshe

Pamje HD/ Planeti Mars siç nuk e keni parë asnjëherë më parë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 22:16
Planeti Mars

Një skuadër e fansave të hapësirës ka punuar disa imazhe të planetit Mars të publikuara nga NASA, duke i bërë ato imazhe me cilësi të lartë, High Definition.

YouTuber-at britanikë ElderFox Documentaries kanë publikuar imazhet nga planeti i kuq të përmbledhura në një video 10-minutëshe. Skuadra e ka përshkruar videon si “eksperiencën më të gjallë të të qenit në Mars”.

Videoja është publikuar vetëm 6 ditë më parë dhe ka arritur rreth 3 milionë shikime. Ajo është si një tur në planetin Mars për të gjithë të apasionuarit pas hapësirës, apo edhe për kuriozët që duan të shohin si duket planeti i kuq.

Videoja fillon me frazën “imazhet në këtë video janë të vërteta”, duke u kërkuar shikuesve të ulen dhe të shijojnë udhëtimin në një botë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat