Gjenet e trashëguara nga Neandertalët para 60 mijë vjetëve, po shtojnë numrin e vdekjeve nga Covid-19

Ndryshe

Gjenet e trashëguara nga Neandertalët para 60 mijë vjetëve, po shtojnë numrin e vdekjeve nga Covid-19

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 08:14
Ilustrim

Njerëzit mund të kenë një rrezik më të madh vdekje nga koronavirusi nëse kanë një grup të caktuar gjenesh të trashëguara nga Neandertalët, pretendojnë shkencëtarët.

Neanderthals (homo neanderthalensis ose homo sapiens neanderthalensis ) është një specie njerëzore arkaike e cila ka jetuar në Euroazi 60,000 vjet më parë. Nuk dihet pse janë zhdukur, ndoshta për shkak të ndryshimit të madh kilmatik, ndonjë sëmundje, nga emigracioni i njerëzve modernë, ao nga një kombinim i të gjithë këtyre faktorëve. Ata ishin shumë të ngjashëm në pamje dhe madhësi dhe karakterizoheshin nga muskujt që kishin.

Studiuesit nga Gjermania dhe Suedia zbuluan se një grup specifik i gjeneve, seksione të ADN-së, janë të lidhura me një rrezik më të lartë të vdekjes nga Covid-19.

Nga një studim me 3,199 pacientë me koronavirus në Itali dhe Spanjë, shkencëtarët zbuluan se ky grup gjenetik ishte i lidhur me sëmundje të rënda.

Ata zbuluan se 70% e pacientëve që kishin nevojë për ventilator, kishin këtë grup gjenesh. Profesori Hugo Zeberg dhe Dr Svante Pëëbo kanë zbuluar se ky grup gjenetik është trashëguar nga Neandertalët.

Kjo gjë ndikon në reagimin e sistemit imunitar dhe mund të shkaktojë riaktivizimin Covid-19, duke i bërë njerëzit më të predispozuar të sëmuren seriozisht ose të vdesin.

Jo të gjithë i kanë këto gjenet. Ato janë më të zakonshmet në mesin e njerëzve të përkatësisë etnike të Azisë Jugore dhe është më pak e zakonshme në Europë, ku gjenden rreth 8% e njerëzve me këto gjene.

Shkencëtarët thonë se ky është një studim pa shumë prova për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat