Çifti nga Kalifornia infektohet me coronavirus pas dasmës me 100 të ftuar – një pjesë e mysafirëve u preken gjithashtu nga virusi

Ndryshe

Çifti nga Kalifornia infektohet me coronavirus pas dasmës me 100 të ftuar – një pjesë e mysafirëve u preken gjithashtu nga virusi

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 14:12
Foto Ilustrim

Një çift në San Franciso i cili insistoi të zhvillonin ceremoninë e dasmës duke ftuar 100 mysafirë u diagnostikua me COVID-19.

Sipas mediave të huaja, të porsamartuarit vazhduan me organizimet e tyre, me gjithë kufizimet për shkak të pandemisë, madje mbajtën edhe një darkë paraprake me 40 të ftuar, një ditë para ditës së madhe.

Bëhet e ditur se një pjesë e vogël e të ftuarve kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, ndërsa të njëjtit u kthyen në vendet si Nashville, San Digeo dhe Arizona.

Kalifornia po përballet me rritje të rasteve nga coronavirusi, pasi numri i të infektuarve u rrit në më shumë se 450 mijë.

Vendi konfirmoi gjithashtu edhe 8,400 viktima nga sëmundja e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat