E njohu në funeralin e djalit të saj, 75-vjeçarja dhe 21-vjeçari nga Tenesi më të dashuruar se kurrë

Ndryshe

E njohu në funeralin e djalit të saj, 75-vjeçarja dhe 21-vjeçari nga Tenesi më të dashuruar se kurrë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:09
Gary Hardwick dhe gruaja e tij 77-vjeçare

Një djalë 21-vjeçar është martuar me një grua 54 vite më të madhe, dy javë pasi u njohën në varrimin e djalit të të moshuarës në vitin 2015.

Gary Hardwick ka qenë 17 vjeç, kur e njohu Almedën në varrimin e djalit të saj, ndërsa ajo ishte 71 vjeç. Para se djali të njihte Almedën, ai kishte qenë në një lidhje me një grua tjetër.

Së fundmi, përmes një video në “Tik Tok”, Gary Hardwick ka treguar se bashkëshortja e tij ka pësuar një sulm në zemër. Ai i kërkon të gjithëve që të luten për shëndetin e 75-vjeçares sepse momentalisht ishte në rrezik për jetën.

Pas martesës dhe në vazhdim, çifti nga Tenesi kanë ndarë shpesh herë video në rrjetet sociale duke i vërtetuar të gjithëve dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Gary është shprehur dikur se dashuria e tij për Almeda është “më e thellë se oqeani”.

Në përvjetorin e katërt, Gary i ka bërë një dedikim të veçantë asaj duke u shprehur:

“Katër vjet më parë, si sot, unë ia dhashë zemrën dhe shpirtin gruas që ma vjedh atë pa pushim çdo ditë. Deri në ditën kur e njoha, nuk e mendoja kurrë se mund të dashuroja dikë kaq shumë. Ne kemi pasur shumë ulje-ngritje, por të gjitha i kemi kapërcyer pa kthyer kokën prapa. Kjo gjë na ka bërë më të fortë”.

Për një media të huaj ai ka folur edhe për jetën seksuale: Ajo është gruaja e ëndrrave të mia. Edhe marrëdhënia jonë seksuale nuk mund të ishte më e mirë se kaq.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat