12-vjeçari rezulton negativ në coronavirus, por familja shokohet nga ajo që nxjerr testi

Ndryshe

12-vjeçari rezulton negativ në coronavirus, por familja shokohet nga ajo që nxjerr testi

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një 12-vjeçar dhe familja e tij kanë përjetuar momente të trishtueshme përgjatë këtyre muajve, kjo për faktin se vogëlushi u diagnostikua me kancer.

Cody Lockeyt nga Britania e Madhe, filloi të shfaqte simptoma të koronavirusit, si kollë dhe ethe.

Prindërit të merakosur për shëndetin e tij e dërguan për në spital. Por me të mbërritur atje ato kanë marrë një lajm tepër të hidhur.

Testimet treguan se djali nuk ishte i infektuar me virusin, por vuante nga leucemia akute.

Për fat të mirë qelizat kancerogjene nuk u gjetën në palcën kurrizore, por gjithsesi vogëlushi duhet të nisë seanca kimioterapie.

“Për tre ditë me radhë Cody ndihej i lodhur, kishte kollë dhe ethe. Duke qenë në këtë situatë, mendja na shkoi se mos ai ishte i infektuar me COVID-19. E dërguam djalin në spital dhe pritëm me ankth përgjigjet e testit, por kur mjekët na thanë që ai vuante nga kanceri, u trishtuam së tepërmi”, u shpreh nëna e Codyt, Lisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat