Burri nga Tanzania e zbuloi edhe një gur tjetër të çmuar me vlerë prej 2 milionë dollarë

Ndryshe

Burri nga Tanzania e zbuloi edhe një gur tjetër të çmuar me vlerë prej 2 milionë dollarë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 12:28
Foto Ilustrim

Një minator i Tanzanisë i cili u bë milioner brenda natës në qershor për shitjen e dy gurëve të çmuar me vlerë prej 3.4 milionë, e ka shitur edhe një “perlë” tjetër për 2 milionë dollarë.

Sipas medieve të huaja,zbulimi i tretë nga Saniniu Laizer peshon 6.3 kilogramë.

Ai vlerësohet të jetë një nga gurët më të rrallë në Tokë, i cili mund të përdoret për të krijuar zbukurime.

Guri tanzanit i zbuluar nga Laizer mund të gjendet me ngjyra të larmishme si jeshile, i kuq, vjollcë dhe blu.

Me këtë rast, burri nga Tanzania u bëri thirrje edhe minatorëve të tjerë që të bashkëpunojnë me qeverinë e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat