Një nënë në Britaninë e Madhe është shokuar pasi në ushqimin që kishte marrë nga një fast-food gjeti diçka të pazakontë.
Ishte vajza 6-vjeçare që pasi po hante mish filloi të kollitej. Brenda mishit u pa se ishte një maskë kundër koronavirusit.
Laura Arber, nëna e saj, tha se ajo zbuloi dy maska anti-covid të futura në dy prej 20 topave të mishit që u kishte blerë fëmijëve.
32-vjeçarja doli me fëmijët e saj për të blerë ushqimin dhe më pas kur u kthyen në shtëpi filluan të hanin.
U shokuan kur brenda tyre gjetën maskat dhe menjëherë e publikuan në rrjetet sociale.