Njihuni me qenin më të shtrenjtë në botë

Ndryshe

Njihuni me qenin më të shtrenjtë në botë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:11
Mastiffit

Para disa vjetësh këlyshi i Mastiffit të artë tibetian, njëvjeçar, (lloj buldogu)me lartësi prej 80 centimetrash dhe peshë madje prej 90 kilogramësh, është shitur për dy milionë dollarë.

Pos që këlyshi e ka bërë shumë të lumtur kinezin i cili e ka blerë, është bërë këlyshi më i shtrenjtë i shitur në botë, dhe atë rekord e mban e sot e kësaj dite.

Disa rritës të qeneve dallojnë dy “lloje” mastiffësh tibetianë.

Tebetianët njërin e quajnë Drog-Khyi, që do të thotë “qen nomad” apo “qen i cili mund të lidhet”, “qeni i cili mund të ruhet”.

Lloji tjetër është Tsang-Khyi (që në gjuhën tibetiane do të thotë vetëm “qen nga Canga”) dhe ka të bëjë me llojin më të lartë, më të rëndë dhe me kocka shumë më të mëdha.

Si edhe të gjitha racat e qenve rojtarë, janë shumë të guximshëm, inteligjentë dhe shumë besnikë familjes njerëzore të tyre.

Pas shitjes spektakolare prej dy milionë dollarësh, rritësit e qenve i janë “përkushtuar” këtyre qenve, mirëpo, ka rezultuar që janë shumë të shtrenjtë për t’u kujdesur për ta, dhe se fama e tyre u ka kaluar shpejt.

Image

Mastifffi tibetian shumëzohet me vështirësi. Në botë numërohen vetëm rreth 300 mijë, por numri i atyre me racë të pastër nuk i kalon këtë shifër.

Tani Mastifët tibetianë jo vetëm mund të kullosin bagëtinë, por shumë prej tyre mund të përdoren edhe për mbrojtjen nga shpërthimet, për ruajtjen e fabrikave e uzinave, të oborreve etj.

Në disa familje me vila një qen Mastiff tibetian mund të zgjidhë të gjitha problemet në vend të rojave, që ruajnë ditë e natë me shpenzime të larta.

Ish-trajneri legjendar kinez i krosit Ma Junren, i cili rrit mastifët tibetianë thotë: „Qeni Mastiff tibetian e mbron me jetën e vet të zotin. Derisa t’i rrahë zemra, ai nuk përkulet para armikut“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat