Shihni momentin kur shkëmbinjtë shkëputen nga mali dhe bien mbi makinat

Ndryshe

Shihni momentin kur shkëmbinjtë shkëputen nga mali dhe bien mbi makinat

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 07:38
Pamje nga video

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur ditën e shtunë në provincën kineze jug-perëndimorë, Sichuan.

Rreth orës 10:55 për shkak të reshjeve të shiut disa shkëmbinj u shkëputën nga mali dhe bllokuan autostradën në qytetin e Yinbin.

Sipas autoriteteve zyrtare të zonës tre persona mbetën të lënduar të cilët menjëherë u shoqëruan për në qendrën spitalore.

Pamjet tregojnë disa shkëmbinj gjigandë të cilët rrokullisen poshtë kodrës dhe përplasen në makinat që janë duke qarkulluar.

Policia ka mbyllur rrugën dhe menjëherë kanë filluar riparimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat