A e dini cili ujë hyn në top 10-shën e brendeve më të mira të ujit në botë?

Ndryshe

A e dini cili ujë hyn në top 10-shën e brendeve më të mira të ujit në botë?

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Kur dëgjoni për një brend të tillë mund të mendoni për shumë pyetje, a është ky brend më të vërtet i shëndetshëm? A është i mirë për lëkuren tuaj? Nga buron? A është i sigurt? Pse e përdorin personat e famshëm?

Për të gjitha ka një përgjigje me një emër…Uji FIJI !

Ujë Fiji është ujë natyral artezian i pasur me minerale si: magnez dhe kalcium të cilat na dhurojnë freski. Ky ujë mblidhet në një akuifer artezian natyror thellë nën sipërfaqen e tokës në ishullin Fiji, burim ky i mbrojtur dhe i monitoruar disa herë në ditë për tu siguruar që uji të jetë i sigurt për tu pirë me një cilësi të jashtëzakonshme.

Një element tjetër i rëndësishëm për tu cekur është se mbushja e shisheve bëhet direkt nga akuiferi nëntokësor përmes një sistemi të mbyllur të dorëzimit pa kontakt njerëzor. Gjithashtu është konstatuar se uji Fiji është çelësi për lëkurë të bukur dhe të shëndetshme. Produkt i testuar plotësisht në përputhje me ligjin dhe standardet e cilësisë në Kaliforni.

Fiji është gjerësisht i disponueshëm në të gjitha kanalet kryesore të shitjes me pakicë duke numëruar globalisht më shumë se 70 vende dhe hyn dhjetëshen e brendeve më të mira të ujit në botë.

Tashmë mund ta kuptoni pse shumë yje botërore si: Rihanna, Ashley Tisdale, John Legend dhe shumë të tjerë në Hollywood e përdorin këtë lloj të ujit, sepse jo rastësisht thuhet që uji është burim i jetës dhe për të pasur një burim të sigurt jetësor duhet të zgjedhni ujin Fiji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat