Çmenduria e të pasurve, krijohet maska 1.5 milion dollarë prej ari dhe diamanti

Ndryshe

Çmenduria e të pasurve, krijohet maska 1.5 milion dollarë prej ari dhe diamanti

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:53
Maska 1.5 milion dollarë prej ari dhe diamanti

Një argjendar izraelit ka krijuar një maskë prej ari dhe diamantesh që kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Kjo është maska më e shtrenjtë në botë që do të ketë edhe filtra mbrojtës nga covid 19.

Një kompani argjendarie në Izrael ka krijuar maskën më të shtrenjtë në botë, e punuar me ar dhe diamantë që kapin vlerën e 1.5 milionë dollarëve. Argjendari Isaac Levy tha së maska është kërkuar me porosi por nuk pranoi të tregonte emrin e blerësit.

Maska prej arit të bardhë 18 karatësh do të dekorohet me 3,600 diamante të bardhë dhe të zi dhe do të pajiset me filtëra N99, sipas kërkesës së blerësit, tha argjendari.

Levy tha se blerësi kishte edhe dy kërkesa të tjera: që të përfundohej deri në fund të vitit dhe që të ishte maska më e shtrenjtë në botë. “Kërkesa e fundit ishte më e lehta për ta përmbushur”, tha ai.

Maska është 270 gram, afërsisht 100 herë më e rëndë se maska e zakonshme, nuk do të jetë e përshtatshme për tu vënë gjatë ditës.

Argjendari tha se përderisa nuk mund ta mbajë vetë, ishte falënderues për mundësinë që i ishte dhënë.

“Jam i lumtur që kjo maskë na ka dhënë mundësi që punëtorët tanë të jenë në gjendje të mbajnë punët e tyre në këtë kohë sfiduese”.

Image
Maska 1.5 milion dollarë prej ari dhe diamanti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat