Gjobë 25 mijë dollarë për një psikiatre australiane e cila i dha një këshillë të çuditshme klientes së saj për të kaluar depresionin dhe problemet që kishte me seksin.
I këshilloi një raport seksual me burrin e saj, teksa ajo shikonte dhe i tregoi mënyrën e duhur.
Vajza ishte paciente e psikiatres dhe trajtohej me ilaçe, ndërkohë që çifti e përdorte atë edhe seksualisht.
Sipas gjykatës së Queensland, doktoresha i konsideronte veprimet e saj si ndihmë profesionale dhe miqësore.
Krahas gjobës, gjykata e urdhëroi mjeken që të konsultohej edhe vetë me një psikiatër.
Psikiatrja dyshohet se shtyu pacienten dhe të shoqin të kryenin marrëdhënie seksuale, duke marrë rolin e vëzhguese. Kjo sipas saj ishte mënyra që vajza të nxirrte ankthin në intimitet, ndërsa më tej u bashkua edhe vetë në raportin treshe.