Krijesa misterioze që ka “çuditur” botën, çfarë filmoi turistja në ujëvarën e Islandës

Ndryshe

Krijesa misterioze që ka “çuditur” botën, çfarë filmoi turistja në ujëvarën e Islandës

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 08:17
Pamje nga video

Një krijesë misterioze, e filmuar nga telefoni i një turisteje ka fiskuar të gjithë botën. Mediat ndërkombëtare, bazuar në materialin që një turiste ka publikuar në rrjetet sociale, shkruajnë se në ujëvarë, kaskadat e Dettifoss në Islandë është shfaqur një krijesë e çuditshme, për të cilën askush nuk ka dhënë një version të qartë.

Vetë turistja shprehet se e ka vënë re pasi është larguar që aty dhe ishte katër orë larg vendit e nuk mund të kthehej më pas, për ta riparë atë gjënë që e fiksoi. Kështu që ajo vendosi ta postonte në rrjetet sociale.

“Unë po shëtisja në vendin tim të origjinës në Islandë, tregoi autorja e kësaj video. Vendosëm të ndalonim për të vizituar një nga kaskadat më të mëdha të vendit. Jam shumë aktive në instagram për këtë arsye bëra disa foto dhe video pranë ujvarës. Por kur i ripashë më vonë imazhet dallova krijesën e cuditshme. Duke qenë se isha rreth 4 orë larg nga vendi ku bëra xhirimet nuk mund të kthehesha përsëri për të riparë më mire çfarë ishte, kështu që postova pamjet në rrjete dhe pyeta ndjekësit e mi se çfarë mendonin. Askush nuk arriti të më jepte një shpjegim. S’di ta them,”– shkruan ajo.

Disa, persona që nuk besojnë në krijesa të mbinatyrshme besojnë se bëhet fjalë për një pemë që e lëviz era…ndërsa të tjerë mendojnë se është një pajisje robotike, e të tjerë, ndonjë gjallëse që nuk dihet se si ka përfunduar aty dhe se është e panjohur për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat