​Zbulohen mjete tekstili 8 600 vjeçare

Ndryshe

​Zbulohen mjete tekstili 8 600 vjeçare

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 21:41
​Zbulohen mjete tekstili 8 600 vjeçare

Arkeologët në Turqinë perëndimore kanë zbuluar mjete tekstili gati dyfish më të vjetra se Piramidat e Mëdha të Egjiptit.

Gjilpërat prej eshtrave dhe gurët e rrumbullakët të përdorur për tjerrjen e fijeve që datojnë rreth 8 600 vjet u gjetën në një vend gërmimi në Eksi Hoyuk, një nga vendbanimet më të vjetra në Anadollin perëndimor, që ndodhet në provincën e sotme Denizli.

“Gjatë gërmimeve të kryera në këtë vendbanim të epokës neolitike, ne zbuluam disa nga mjetet e para të përdorura për tekstil në histori”, theksoi drejtuesja ekipit të gërmimeve, Fulya Dedeoglu nga Universiteti Ege.

“Mbetjet arkitektonike këtu janë në gjendje shumë të mirë. Ju mund t’i shihni të gjitha materialet tipike të epokës këtu”, shtoi ajo.

Dedeoglu tha se një nga gjërat më spikatëse që gjetëm janë gjilpërat prej eshtrave, të cilat mendojmë se datojnë 8 600 vjet më parë dhe gurë të rrumbullakët të gdhendur për tjerrjen e fijeve.”

Denizli është e njohur për historinë e saj në tekstile dhe se shumë gjilpëra prej eshtrave të përdorura në tekstile u gjetën në vendin e gërmimit”, theksoi ajo.

“Gjetjet këtu dëshmojnë se tradita e tekstilit në Denizli daton që në kohërat e hershme. Ne i kemi zbuluar ato në një ndërtesë që mendojmë se është ndërtuar rreth vitit 6400 para erës sonë”, shtoi Dedeoglu.

Së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, akademikë nga universitetet në të gjithë vendin po ndihmojnë në gërmimet, të cilat filluan në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat