Çdo vit për dhuratë një shishe uiski, djali i shet për të blerë shtëpinë e parë

Ndryshe

Çdo vit për dhuratë një shishe uiski, djali i shet për të blerë shtëpinë e parë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 10:10
Koleksioni tani vlen më shumë se 40,000 £  dhe Robson e ka nxjerrë në shitje.

Babai çdo vit djalit të tij për ditëlindje i ka dhuruar një shishe uiski, tani djali do të shesë koleksionin për të blerë një shtëpi.

Matthew Robson, nga Taunton, lindi në vitin 1992 dhe gjatë 28 viteve të jetës babai i tij ka shpenzuar  5,000 £ për 28 shishe uiski të maltit në Macallan.

Koleksioni tani vlen më shumë se 40,000 £  dhe Robson e ka nxjerrë në shitje.

28-vjeçarja tha se ndoshta nuk ishte  dhurata më e mirë për një djalë të ri, por me udhëzimet  e rrepta të së atit për t’i mos hapur kurrë ato shishte tani  ishin bërë një e ardhur për shtëpi.

“Çdo vit e kam marrë atë si një dhuratë për ditëlindjen. Mendova se ishte një dhuratë mjaft e çuditshme, pasi isha pak shumë i ri që të filloja të pija. Isha nën udhëzime të rrepta, kurrë nuk duhej t’i hapja  ato dhe u përpoqa më shumë dhe ja arrita,  tani të  gjitha janë të paprekura”– tha Robson.

Babai i tij Pete, tha se shishja e parë e uiski 1974 ishte blerë për të “lagur kokën e foshnjës”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat