Sikur në filmat “Jurassic Park”, kapet një aligator gjigant në kënetat e Mississippit

Ndryshe

Sikur në filmat “Jurassic Park”, kapet një aligator gjigant në kënetat e Mississippit

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 15:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Ishte si një skenë sikur në filmat e “Jurassic Park”, kur dy gjahtarë nxorën një aligator gjigant nga një kënetë e Misisipit të SHBA-ve.

“Unë mendova se kemi kapur një dinozaur, kjo gjë është e madhe!”, tha John Ladner për CNN-in.

Ladner dhe shoku i tij, Derek Stiglet, po ndiqnin një aligator 2.13 metra më 29 gusht dhe nuk prisnin të gjenin diçka shumë më të madhe.

Të dy ishin në anijen 14 metra të gjatë të Ladnerit dhe menduan se ishte rastësi ajo që i kishte ndodhur javë më parë. Sidoqoftë, kur ata humbën gjurmët në një ndarje në kënetë, ata filluan të ndiqnin diçka tjetër.

Ladner tha se kur e tërhoqën atë ishte si skenat e filmave “Jurassic Park” gjersa aligatori pohuan se peshonte 216 kilogramë dhe ishte 12 metra i gjatë.

Ladner duhej të thërriste një mik që të vinte me një varkë më të madhe, pasi që anija e tyre e vogël nuk do të ishte në gjendje ta strehonte gjallesën. Ata menduan se kishte vdekur derisa filloi të rrihte bishtin e saj. U deshën tre orë për të futur aligatorin në anije gjersa për ta bartur në breg u nevojit një traktor.

Ndryshe, raportohet se është një nga më të mëdhenjtë e kapur në Diamondhead, Misisipi në 15 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat