Vende të pabesueshme në planet: Petra e magjishme në 4K ultra HD

Ndryshe

Vende të pabesueshme në planet: Petra e magjishme në 4K ultra HD

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:34
Foto Ilustrim

Teknologjia moderne na ka ofruar mundësinë që të kënaqemi duke hulumtuar vende të largëta në planet, sikur të jemi atje

Petra, që në përkthim do të thotë shkëmb, kryeqyteti i dikurshëm i Perandorisë Nabataean, gjendet në pjesën jugperëndimore të Jordanisë, 80 km në jug të Detit të Vdekur, afër qytetit Wadi Musa.

Banorët e dikurshëm të këtij qyteti kanë jetuar shumë mirë. Qyteti i tyre është gjendur në rrugën ndërmjet Indisë dhe Afrikës, andaj ka qenë i përshtatshëm për këmbim të mëndafshit dhe erëzave.

Me kalimin e kohës janë zbuluar shumë rrugë alternative, andaj numri i vizitorëve është zvogëluar, po kështu edhe rëndësia e qytetit.

Kur perandori Trajan e pushtoi në vitin 106 para erës së re, Petra është bërë pjesë e provincës romake të Arabisë. Bota perëndimore nuk ka ditur për ekzistimin e Petrës deri në vitin 1812, kur e ka zbuluar zvicerani Johan Burkart.

Nga atëherë nuk resht të fascinojë çdokënd qyteti i cili ka rreth 800 ndërtesa, dhe të cilat në video mund t’i shihni:

Varri i obeliskut (0:01), Sik (0:0) Thesari (Al Khazneh, 1:41), Rruga fasada (2:22), Teatri (2:51), Zona qendrore (4:30), Freskat e Kishës bizantine (5:02), Kasr al-Bint (5:26), Shtegun deri te manastiri (5:44), Manastirin (Ad-Deir, 6:07), Varrezat mbretërore (8:03), Urnat e varrezave (8:26), sërish Rruga fasada – Ana lindore (8:44), Vendi i ngritur i viktimizimit (9:50), Vendi i ngritur i viktimizimit (12:00), Shikim në pikën e lartë nëpërmjet thesarit (12:26), Shtegu Al Khutba (12:52), Shtegu Umm al-Biiara (14:23), Shkëmbinjtë ujorë në majë të Umm al-Biiara (15:47), rreth pallatit të kryqtarëve te el-Habis (16:30), Petra e Vogël (18:54).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat